Konfirmohet lajmi i “infOSport.mk”, Shkëndija huazon Nafiun te sllovakët e Koshice

Sulmuesi anësorë i Shkëndijës, Valmir Nafiu deri në verë do të luajë në formë huazimi te skuadra sllovake e Koshice.

Një gjë të tillë “infOSport.mk” kishte bërë të ditur që disa ditë më parë, ndërsa të hënën erdhi edhe konfirmimi nga ana e drejtuesve të Shkëndijës, që përmes faqes së tyre zyrtare njoftuan arritjen e akordit me skuadrën sllovake të Koshice për huazimin e sulmuesit të krahut, Valmir Nafiu.

Kuqezinjtë dhe sllovakët kanë firmosur transferimin e 28 vjeçarit me formulën e huazimit dhe Nafiu prej 15 shkurt deri më 14 qershor do të jetë pjesë e Koshice, që në pranverë do të luftojë për një vend në elitën e futbollit sllovak.


Valmir Nafiu vazhdon karrierën në Sllovaki!


Pas 17 xhirove të para në Ligën e dytë sllovake, Koshice renditet në pozitën e dytë me 33 pikë, 3 më pak se liderët e Preshov, me të cilën skuadër shihen edhe si pretendentët kryesor për dy vendet e para në renditje.

Nafiu tashmë disa ditë të plota i është bashkuar skuadrës së Koshice, për të cilën ka zhvilluar edhe tre ndeshje, edhe atë kundër austriakëve të FC Flyeralarm Admira (1:0), kundër SK Líšeň (2:2) dhe së fundmi kundër Podbrezova (2:3).

Debutimin e tij në një ndeshje zyrtare me fanellën e Koshice, Nafiu pritet ta bëjë me 25 shkurt kundër skuadrës së Pohronie. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply