Pas Armend Aliut, Pobeda angazhon edhe mesfushorin e FC Shkupit, Besnik Ferati

Skuadra e Pobedës si duket nuk mund të bëjë pa futbollistë shqiptarë. Pas largimit të Atdhe Mazarit dhe Hamza Ramanit, drejtuesit e skuadrës nga Prilepi kanë bërë për vete sërish dy emra të rinj shqiptarësh, shkruan “infOSport.mk”.

Pas Armend Aliut, i cili iu bashkua kësaj skuadre nga rradhët e KF Arsimit nga Gostivari, së fundmi në formë huazimi skuadrës së Pobedës i është bashkuar edhe mesfushori i FC Shkupit, Besnik Ferati.

Kujtojmë, ky i fundit kaloi një periudhë shumë të rëndë tek skuadra nga Cairi, por i njëjti heroikisht  mposhti sëmundjen e rëndë, duke u rikthyer prap dhe duke qenë pjesë e ekipit të FC Shkupit në Antalia të Turqisë për fazën kryesore të përgatitjeve.

Megjithatë, si duket mungesa e tij për disa muaj nga fushat e futbollit ka ndikuar te ky futbollistë, i cili te FC Shkupi ka hasur edhe në një konkurrencë shumë të fortë, ndërsa për tu rikthyer në formën e tij të vjetër, drejtuesit e skuadrës kampione në fuqi të vendit, kanë vendosur ta huazojnë Feratin te Pobeda, aty ku me siguri  se i njëjti do të ketë më shumë hapësira për të treguar cilësitë e tij.

Kujtojmë, Ferati para se të rikthehej te FC Shkupi, luajti te Akademia Pandev, ndërsa gjithashtu kishte provuar veten edhe në futbollin shqiptarë, duke veshur fanellën e Partizanit të Tiranës për dy vite e gjysmë. (infOSport.mk)

Leave a Reply