FC Shkupi mbetet pa shërbimet e njërit prej lojtarëve më të mirë që ka luajtur ndonjëherë në Çair

FC Shkupi pas shumë luhatjeve brenda sezonit, me shumë gjasa këtë vit do të mbetet pa asnjë titull. Edhe pse matematikat ende janë në lojë, mirëpo ato janë të paarritshme, duke pasur parasysh diferencën prej 7 pikëve ndaj liderëve të Struga Trim Lum dhe faktin se deri në mbyllje të sezonit kanë mbetur vetëm edhe 3 xhiro.

Mungesa e titullit këtë vit në Çair, me shumë gjasa në merkaton e verës do të sjellë edhe shumë lëvizje te skuadra e FC Shkupit, që do të mbetet pa shërbimet e një prej lojtarëve më të mirë që ndonjëherë kanë veshurë fanellën “bardhekaltër”., Fredy Alvarez.

Fantaziti nga Kostarika në fund të këtij sezoni do të braktis FC Shkupin dhe do të transferohet në futbollin tajlandez, për tu bashkuar me ish futbollistin e Shkëndijës dhe Partizanit të Tiranës, Stenio Zhunior, te skuadra e Pathum Junajted.

Alvarez te FC Shkupi erdhi verën e vitit 2020 nga rradhët e skuadrës së ADR Jiracal nga Kostarika, ndërsa me paraqitjet e tij shumë shpejtë përfitoi zemrat e “Shvercerave”. Alvarez përveç eurgolave të shënuar, veçohej edhe me super asistet, që njëherit ishin edhe arma e tij më e fortë.

Ai gjatë sezonit aktual, në 27 ndeshje të zhvilluara numëron 10 gola dhe 17 asistime, ndërsa në përgjithësi me fanellën e FC Shkupit në Ligën e Parë, ka zhvilluar 90 ndeshje, 20 gola dhe 50 asistime.

Goli i tij i fundit, i realizuar nga gjuatja e lirë, ishte ai i xhiros së fundit kundër Sileksit, kur njëherit vendosi edhe fatin e takimit, që u mbyll me shifrat 2:0 në favorin e skuadrës së FC Shkupit. (infOSport.mk)

Leave a Reply