Voska Sport shumë pranë firmës me Mevlan Muratin!

Mevlan Murati para disa ditësh i dha fund qëndrimit të tij te Shkëndija, dhe aktualisht i njëjti është një agjent i lirë, mirëpo informacione të besueshme pranë “infOSport.mk” bëjnë me dije se ky status nuk do të mbetet edhe gjatë kohë, pasi i njëjti është në bisedime të avansuara me Voska Sport.

Skuadra shqiptare nga Ohri sezonin e ri do të luaj në Ligën e Parë, ndërsa një lojtar si Murati do të ishte një sihariq për këtë skuadër, kjo  bazuar edhe në kualitetet e vetë futbollistit, por edhe përvojës që ka në Ligën e Parë.

Mevlan Murati me Shkëndijën fitoi gjithsej 5 tituj, edhe atë 3 tituj kampion, 1 Kupë dhe 1 Superkupë të vendit.

Murati me Shkëndijën numëron afërsisht 200 ndeshje zyrtare, ndërsa i njëjti gjatë karrierës së tij në formë huazimi kishte luajtur me FC Shkupin dhe Renovën, ndërsa gjithashtu kishte provuar veten edhe në Superligën shqiptare, duke mbrojtur ngjyrat e Partizanit.

Murati pritet shumë shpejtë të prezantohet nga drejtuesit e Voska Sport, që sipas burimeve të “infOSport.mk”, gjithashtu për vete kanë bërë edhe Fatih Ismailin, ish kapitenin e FC Shkupit. (infOSport.mk)

Leave a Reply