Super lajm për Tiranën, Disiplina falë portierin Visar Bekaj

Lajm fantastik për Tiranën dhe portierin e tyre, Visar Bekaj. Komisioni i Apelit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur të rishikojë vendimin e Disiplinës ku portieri i njohur u dënua me 12 muaj pezullim.

Siç raporton “Gazeta Blic”, ky organ pranë FSHF-së do të ulë dënimin e “gardianit” me vetëm 2 ndeshje.

Në këtë mënyrë, ai do të ketë mundësi të luajë në Kupat e Europës që në ndeshjen e kthimit kundër Dinamo Batumit. Nëse vendimi del brenda këtij muaji, në sfidën e parë që luhet në Tiranë do ta shohë nga tribuna, ndërsa të dytën mund ta paguajë dhe të jetë gati për ngjyrat bardheblu.

Kujtojmë që Visar Bekaj u dënua pas ndeshjes Tirana – Bylis që përfundoi me shifrat 2:2. Portieri kosovar i “bardhebluve” u bë protagonist duke nxitur tifozët të pushtonin fushën për të goditur gjyqtarin Kridens Meta.

Tashmë në Kosovë raportojnë se Disiplina në Shqipëri ka vënë “dorën në zemër” dhe me gjasë pezullimi i Bekajt do të jetë vetëm për 2 ndeshje.

Leave a Reply