Muhamed Useini i mbetet besnik Prishtinës

Një ndër futbollistët më të mirë vendor, Muhamed Useni, ka vazhduar kontratën me skuadrën e njohur kosovare, FC Prishtinën edhe për një vit tjetër.

Futbollisti tetovar skuadrës me më shumë trofe në Kosovës iu bashkua në fillim te edicionit të kaluar, për t’u shndërruar shumë shpejtë në një nga shtyllat kryesore të ekipit.

Useini në total i ka zhvilluar 38 ndeshje me Prishtinën, 29 prej të cilëve sezonin e fundit, 2022/23, ku arriti të regjistrojë edhe tre gola dhe një asistim.

“FC Prishtina është klubi më i madh në Kosovë dhe jam shumë i lumtur që e gjetëm gjuhën e përbashkët për ta vazhduar bashkëpunimin. Që nga dita e parë që kam ardhur në skuadër, jam munduar që ta jap më të mirën time në fushën e gjelbër. Për fat të mirë në këtë edicion e fituam edhe Kupën e Kosovës. Besoj se edhe në edicionin e ri do të luftojmë për trofe ashtu siç Prishtina ka bërë gjithmonë” – është shprehur Useini, i cili tashmë katër vite të plota po luan në futbollin kosovar.

Ai para se verën e vitit të kaluar ti bashkohej Prishtinës, për tre vite kishte luajtur me Gjilanin, ndërsa si shumica e futbollistëve tetovar, edhe ai hapat e parë i kishte bërë te Shkëndija e Tetovës, për të luajtur më pas me Rabotniçkin dhe Renovën në Maqedoni, ndërsa për 20 muaj kishte luajtur edhe me Flamurtarin e Vlorës në Shqipëri. Gjatë karrierës së tij, i njëjti numëron mbi 350 ndeshje zyrtare, derisa më së shumti ka zhvilluar në Ligën e Parë, gjithsej 171. (infOSport.mk)

Leave a Reply