Stadiumi Tetovës i mbuluar me borë, por derbi pritet të luhet!

Të reshurat që kapluan rrethinën e Pollogut gjatë ditës së sotme kanë mbuluar me borë stadiumin e qytetit në Tetovë, në të cilin është programuar të luhet ndeshja derbi në futbollin vendor ndërmjet Shkëndijës dhe Vardarit.

Nga Komisioni për Gara pranë Federatës së futbollit të Maqedonisë ende nuk kanë dalë me ndonjë vendim për anulim eventual të ndeshjes në fjalë, ndërsa me shumë gjasa e njejta do të luhet në terminin e caktuar që është paraparë të mëkurën nga ora 14:00.

Leave a Reply