Ekskluzive, gardiani shkupjan, Burhan Mustafa i bashkohet Voska Sport

Burhan Mustafa në sezonin e ri do të jetë pjesë e Voska Sport, me të cilën skuadër do të garojë sërish në Ligën e Parë, aty ku së fundmi mbronte ngjyrat e skuadrës së Akademia Pandev.

Pasi shkëputi kontratën me këta të fundit, gardiani shkupjan kishte disa oferta, mirëpo në fund u vendos për ekipin e Voska Sport, që deri më tani ka angazhuar edhe Fatih Ismailin zyrtarisht.

Informacione të besueshme pranë “infOSport.mk” bëjnë me dije se Mustafa ka firmosur kontratë një vjeçare me skuadrën shqiptare nga Ohri, që ditëve në vijim pritet të prezantojë edhe dy futbollistë të tjerë, , Mevlan Muratin si dhe malazezin Stijepoviç, me të cilët ka arritur akord, mirëpo ende nuk janë prezantuar me fanellën “bardheblu”.

Kujtojmë skuadra e Voska Sport në sezonin e ri do të udhëhiqet nga strategu malazez, Miljan Radoviç, i cili thuhet se në Ohër do të sjellë edhe ndonjë futbollistë tjetër nga Mali i Zi, aty ku së fundmi me shumë sukses kishte udhëhequr skuadrat e Sutjeskës dhe Deçiçit. (infOSport.mk)

Leave a Reply