Premierliga angleze, kampionati me më shumë futbollistë të huaj! Ja sa luajnë në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri

Në Maqedoninë e Veriut është kthyer në modë afrimi i futbollistëve të huaj. Më tepër duket si një taktikë marketingu, ku përforcimi i skuadrës me një lojtar që nuk është vendor tingëllon më tepër si një investim i madh i klubit, sesa i një futbollisti vendas, ndonëse efekti mund të mos jetë i njëjtë.

Megjithatë bazuar në të dhënat e portalit të specializuar për futboll dhe statistika, në terren gjendja është krejt ndryshe.

Futbollistët e huaj edhe pse të një klasi mesatar ose të përafërt me futbollistët vendor, ata prap se prap nuk joshen të luajnë në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Nga gjithsej 268 futbollist sa janë paraqitur për të luajtur në sezonin 2023/24 në LPFMV, vetëm 58 janë të huaj, ose 21.6 %.

Më shumë të huaj në mesin e tyre ka Shkëndija e Tetovës, gjithsej 9. Por, ka edhe klube që japin shembullin e duhur për të investuar tek futbollistët vendas, siç është rasti me Rabotniçkin.

Deri tani “romantikët” kanë aktivizuar vetëm katër lojtarë të huaj.

Skuadra e Voska Sport që do debutojë në elitë, deri më sot ka angazhuar 3 futbollistë të huaj, edhe atë dy malazez dhe një sulmues nga Gambia, por  kjo skuadër pritet të sjellë sërish ndonjë lojtar nga jashtë deri në mbyllje të merkatos, me të vetmin qëllim që sa më mirë të paraqitet në debutimin e saj në Ligën e parë.

Superliga shqiptare për momentin ka 74 ose 28.9% futbollist të huaj, me skuadrën e Erzenit që është kampione me 15 futbollistë të huaj, derisa në Superligën e Kosovës lojtar të huaj që luajnë, përbëjnë vetëm 20.4%.

Ndryshe, kampionati më i preferuar për të huajt është Premierliga Angleze, në të cilën nga gjithsej 585 futbollistë, 399 ose, 68.2% janë futbollistë të huaj.

Për momentin kampionate më pak të preferuara për të huajt, janë ai i Ukrainës dhe Islandës në të cilin luajnë vetëm 13.7%.

Leave a Reply