Voska Sport nuk ndalet, 3 ditë para ndeshjes me Shkëndijën angazhon mesfushorin që deri dje luajti me Sutjeskën në Europë!

Jovan Nikoliç, është përforcimi i fundit i Voska Sport në prag të sezonit të ri në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. “infOSport.mk” një transferim të këtillë kishte paralajmëruar gati një javë më herët, ndërsa sot ky lajm u konfirmua edhe nga ana e drejtuesve të skuadrës shqiptare nga Ohri, pasi Nikoliç u prezantua nga numri një i Voska Sport, Nefi Useini.

Nikoliç te skuadra shqiptare nga Ohri vjen nga rradhët e Sutjeska Nikshiç, për të cilën skuadër i zhvilloi të gjitha 4 ndeshjet e edicionit të ri, 3 prej të cilëve në garat europiane dhe një në kampionat.

Mirëpo pavarësisht këtij fakti, i njëjti pranoi ofertën e drejtuesve të Voska Sport, me të cilën skuadër edicionin e ri do të garojë në mesin e më të mirëve në futbollin tonë vendor.

Nikoliç luan si mesfushor i fundit, ndërsa me përvojën e tij të madhe që ka, pritet të sjellë cilësi dhe konkurrencë të fortë te skuadra e Voska Sport.


LEXO GJITHASHTU: Ekskluzive, Voska Sport angazhon mesfushorin e Sutjeskës që deri dje luante në Ligën e Konferencës


Nikoliç numëron plotë 4 trofe në futbollin malazez, edhe atë një si kampion me Sutjeska Nikshiç, me të cilën skuadër kishte fituar edhe dy herë të tjera kupën e Malit të Zi, njëjtë sikurse që kishte bërë edhe gjatë vitit 2018 me skuadrën e Mladost Podgorica.

Nikoliç në elitën e futbollit malazez numëron plotë 259 ndeshje, ndërsa vlen të theksohet se në të kaluarën kishte pasur një aventurë shumë të shkurtër edhe te Partizani i Tiranës.

Gjatë karrierës së tij, përveç në vendlindjen e tij në Mal të Zi, gjithashtu kishte luajtur edhe në Serbi dhe Kazakistan.

Me Nikoliç Voska Sport ka nënshkruar kontratë dy vjeçare.

Leave a Reply