Shkëndija fiton sërish, Shkupi sërish ngec! Gostivari regjistron fitoren e parë

Shkëndija e Tetovës ka regjistruar edhe fitoren e tretë nga po aq ndeshje këtë edicion në Ligën e Parë, duke u pozicionuar për momentin në pozitën e parë, bashkë me AP Brera nga Strumica, njofton “infOSport.mk”.

Pas fitoreve ndaj Voska Sport dhe Tikveshit në transfertë, të besuarit e trajnerit Ardian Nuhiu regjistruan edhe fitoren e parë para tifozëve të tyre, duke mundur Bregallnicën me shifrat 2:0. Që të dy golat erdhën vetëm në pjesën e dytë, edhe atë falë finalizimeve të dy futbollistëve që u inkuadruan në lojë nga bankina, Aganspahiç dhe Dita.

Ftore identike edhe për Gostivarin, për të cilën skuadër sërish shënoi Remzifaik Selmani, derisa golin debutues dhe të parin në ndeshjen kundër Rabotniçkit, e realizoi ish futbollisti i Fenerbahçes, Potuk.

Vardari dhe Sileksi në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari barazuan me shifrat 2:2, ndërkohë derbi shkupjan i zhvilluar në lagjen e Gjorçe Petrovit midis Makedonija GJ.P dhe FC Shkupit u mbyll me barazim pa gola.

Të enjtën në program është takimi midis AP Brera Strumica dhe Tikveshit, ndërkohë ndeshja midis dy skuadrave buzëliqenit, Voska Sport dhe Struga Trim Lum është shtyrë për më andej, kjo për shkak se kampionët e vendit nesër do të zhvillojnë ndeshjen e fazës “play-off” të Ligës ë Konferencës kundër islandezëve të Breidablik. (infOSport.mk)

LPFMV – Java 4
Shkëndija 2:0 Bregallnica
Makedonija GJ.P 0:0 FC Shkupi
Gostivari 2:0 Rabotniçki
Vardari 2:2 Sileksi
AP Brera 24.08 Tikveshi
Voska Sport E shtyrë Struga Trim Lum

Leave a Reply