Shtyhet sërish ndeshja Shkëndija-Struga Trim Lum

Shtyhet sërish përballja e xhiros së dytë të Ligës së Parë të Futbollit të Maqedonisë ndërmjet Shkëndijës dhe Struga Trim Lum.

Dueli i paraparë të luhej me datë 13 gusht, u shty për datën 30 gusht me mirëkuptim shkaku i pjesëmarrjes së struganëve në Kupat e Evropës, aty ku Struga Trim Lum po vazhdon të ecë mbarë, teksa sot po zhvillon ndeshjen e parë të fazës “play-off” në kuadër të Ligës së Konferencës përballë islandezëve të Breidablik.

Kështu FFM ishte e detyruar që këtë ndeshje ta shtyejë sërish, duke caktuar këtë herë datën 4 tetor si terminin më të ri të këtij derbi.

Ndeshja ndërmjet Shkëndijës dhe Struga Trim Lum do të zhvillohet në Tetovë me fillim në ora 14:00.

Leave a Reply