Benjamin Kololli lë Japoninë dhe rikthehet në Zvicër te shumë herë kampionët e Bazelit!

Futollisti i përfaqësueses së Kosovës, Benjamin Kololli ka braktisur futbollin japonez dhe është rikthyer në Zvicër, aty ku edhe u krijua si futbollistë.

Mesfushori 31-vjeçar ishte pjesë e Shimizu S-Pulse në Ligën e Dytë të Japonisë, aty ku ishte transferuar verën e vitit 2021 nga rradhët e Cyrih, ndërsa tashmë në Zvicër do të veshë fanellën e skuadrës shumë herë kampione të Bazelit.

Do të jetë kjo hera e parë që Kololli do të veshë fanellën e kësaj skuadre, aty ku do të gjejë dy futbollistët shqiptarë, Taulant Xhakën dhe Leon Avdullahun.

Kololli ka folur për herë të parë si futbollist i Baselit, duke theksuar se mezi pret të vesh fanellën e gjigantit zviceran.

“Mezi pres që së shpejti të vesh fanellën kuqeblu dhe jam shumë krenar që së shpejti do të luaj në Joggeli! Unë kam qenë në gjendje të luaj në këtë stadium disa herë, por tani jam i lumtur që mund ta bëj këtë me Baselin dhe tifozët e jashtëzakonshëm pas meje. Do të jap gjithçka për të pasur sukses me klubin. Unë tashmë e njoh trajnerin dhe mezi pres të takoj të gjithë stafin dhe bashkëlojtarët së shpejti” – tha ai për faqen zyrtare të klubit.

Baselin e drejton Fabio Celestini, me të cilin Kololli ka punuar te skuadra e Lozanës, derisa në Zvicër i njëjti gjithashtu ka luajtur edhe me Sion, Jang Bojs, Le Mont LS, FC Biel-Bienne dhe së fundmi me Cyrih.

Benjamin Kololli në elitën e futbollit zviceran numëron plotë 150 ndeshje, ku ka regjistruar gjithashtu edhe 42 gola dhe 27 asistime. (infOSport.mk)

Leave a Reply