Jankov flet si pjesë e Shkëndijës

KF Shkëndija gjatë ditës së sotme zyrtarizoi transferimin e portierit Risto Jankov, i cili me “kuqezinjtë” ka firmosur kontratë për një vit e gjysmë.

“Jam i lumtur që bashkohem me një klub të madh si Shkëndija. Është një sfidë e rëndësishme për mua dhe do të jap maksimumin për të ndihmuar ekipin në arritjen e objektivave,” tha Jankov pas nënshkrimit të kontratës.

26-vjeçari plotëson repartin e portierëve të Shkëndijës, ku tashmë bëjnë pjesë edhe Astrit Amzai, Ferat Ramani, dhe ashtu siç paralajmëruam më herët, talenti i shkollës së futbollit të klubit, Onur Beshir.

__________________

LAJME EKSKLUZIVE NGA INFOSPORT.MK

Dëshironi të informoheni të parët me lajme ekskluzive?

Atëherë bashkohuni me grupin tonë këtu në FACEBOOK…


Jankov do t’i bashkohet menjëherë skuadrës në seancat stërvitore në kuadër të përgatitjeve dimërore për gjysmësezonin pranveror.

Jankov karrierën e tij profesionale e kishte nisur te Rabotniçki, ndërsa kulmin e kishte arritur në vitin 2021, kur ishte pjesë e Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në Kampionatin Evropian historik.

Ai më pas vazhdoi karrierën në Kazakistan me Kaspiy Aktau dhe në Rumani me ACSM Politehnica Iași. Në vitin 2023, Jankov u kthye në futbollin vendas te Bregallnica, ndërsa gjysmësezonin vjeshtor ishte pjesë e Tikveshit. (infOSport.mk)

Leave a Reply