KF Besa Dobërdoll firmos me dy talentë të rinj

KF Besa Dobërdoll vazhdon me përforcimin e skuadrës, teksa drejtuesit e tyre së fundmi kanë menduar në shtigje më afatgjate, duke nënshkruar kontrata profesionale me dy  futbollistë të talentuar, Fatlum Selmani dhe Ersan Mustafa, njofton “infOSport.mk”.

Mustafa, është 18-vjeç dhe luan si mesfushor defanziv. Ai kishte nisur te shkolla e FC Shkupit, për të vijuar tek të rinjët e Rabotniçkit, derisa, Selmani, ndryshe djali i Rasim Selmanit, ish futbollistit të Renovës, është vetëm 18-vjeçar dhe luan si mbrojtës i krahut të majtë.

Selmani është prodhim i shkollës së Shkëndijës, ndërsa gjithashtu kishte qenë edhe pjesë e të rinjëve të skuadrës kampione të Kosovës, FC Ballkanit. (infOSport.mk)

Leave a Reply