Shkëndija e Haraçinës vazhdon të jetë shumë aktive në merkato. Pas disa transferimeve të njëpasnjëshme, përfshirë këtu edhe atë të ditës së djeshme, kur prezantuan talentin 20-vjeçar, Zani Nazifi, te skuadra “kuqezi” nga Haraçina kanë ndodhur edhe largimet e para.
Pasi “infOSport.mk” ju njoftoi ekskluzivisht për largimin e dyshes Bujar Ilazi dhe Baki Aliu, i rradhës që largohet nga kjo skuadër është edhe Almir Cakolli.
Bëhet fjalë për një futbollistë 22-vjeçar, që gjithashtu hapat e parë njëjtë sikurse edhe Ilazi dhe Aliu, i kishte bërë te FC Shkupi, ndërsa para se të transferohej te Shkëndija, ai mbronte edhe ngjyrat e skuadrës së KF Arsimit nga Çegrani.
Cakolli me Shkëndijën e Haraçinës garonte edhe në Ligën e tretë-Veri, ndërsa ishte pjesë e asaj gjenerate të artë që riktheu këtë skuadër pas plotë dy dekadash në Ligën e Dytë, aty ku kjo skuadër gjatë stinorit vjeshtorë luajti një rol shumë të rëndësishëm.
Shkëndija e Haraçinës pas 15 xhirove të para të sezonit 2025/26 u rendit në pozitën e dytë me 35 pikë, vetëm një më pak se kampioni vjeshtorë, GFK Ohrid. (infOSport.mk)
