Derbi i xhiros së parë në kuadër të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë midis Shkëndijës dhe Vardarit që duhej të zhvillohet të dielën (13 gusht) është lëvizur për 24 orë përpara, pasi dy ekipet kanë gjetur akordin për të pasur një ditë më shumë në përgatitjet për paraqitjet e tyre në ndeshjet e “play-off” të Liga Europa.
Ishte skuadra vendase e Shkëndijës që kërkoi një gjë të tillë, dhe që pa asnjë problem u pranua edhe nga ana e Komisionit për Gara pranë FFM-së.
Arsyeja e kërkesës së skuadrës tetovare është ndeshja me Milanin e Italisë që në program është me datë 17 gusht, me çka stafi teknik fiton një ditë më shumë për tu përgatitur për sfidën me gjigantin italian.
Duke llogaritur se edhe rivali i tyre, Vardari ka angazhime në Europë, nga FFM kanë ndëruar terminin dhe përballja Shkëndija-Vardari edhe zyrtarisht do të zhvillohet të shtunën (12.08.2017) në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në ora 17:00.
