Nesër finalja Shkëndija-Pelisteri! Ja çfarë deklaruan dy trajnerët

Në vigjilie të finales së Kupës së Maqedonisë ndërmjet  Pelisterit dhe Shkëndijës sot në stadiumin “Mlladost” në Strumicë në konferencë për shtyp u shfaqën trajnerët e dy skuadrave finaliste, Qatip Osmani i Shkëndijës dhe ai i Pelisterit, Nexhad Husein. Ky i fundit pranoi se Shkëndija në këtë ndeshje futet si favorit i madh, megjithatë skuadra e tij beson se do të luaj futboll të mirë dhe se do të luftojë deri në fund.

“Shkëndija hyn në këtë ndeshje si favorit i madh. Në mënyrë bindëse fituan kampionatin, ndërsa me mënyrën si e bënë këtë treguan se kanë ekipin më të mirë në Maqedoni në vitet e fundit. Ne jemi në finale dhe do të mundohemi të kundërvihemi në mënyrën më të mirë. Nuk dorëzohemi para kohe, përkundrazi shpresoj të luajmë futboll të mirë dhe do të luftojmë deri në fund”, deklaroi trajneri i Pelisterit, Nexhat Husein.

Na pret finale, kjo është më me rëndësi. Nuk duhet të gënjehemi nga rezultatet e kampionatit. Kjo është një ndeshje dhe duhet ta marrim shumë seriozisht. Qëllimi ynë është titulli edhe në Kupën e Maqedonisë dhe do të japim gjithçka për ta fituar atë. Respektojmë Pelisterin, por më me rëndësi jemi ne. Kemi mundësi të mirë të fitojmë për sukses më të madh në historinë e klubit dhe do të japim gjithçka nga vetja për të realizuar këtë”, tha trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani.

Finalja e Kupës së Maqedonisë zhvillohet të mërkurën (23 maj) me fillim në ora 20:00 në stadiumin “Mlladost” në Strumicë.

Leave a Reply