E diela në futbollin vendor do na dhurojë 4 nga gjithsej 5 përballjet e javës së tretë në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra e FC Shkupit do të jetë mysafir i liderit aktual Akademia Pandev. Pas largimit të trajnerit Zekirja Ramadani, skuadrën nga Çairi në këtë ndeshje do ta udhëheq trajneri kondicional, Orhan Abdi, i cili shpreson se skuadra e tij nga Turnova do të rikthehet me një rezultat pozitiv.
Rikujtojmë në ndeshjen e fundit të zhvilluar në të njëjtin stadium, FC Shkupi kishte shënuar fitore me rezultatin 2:1. Një transfertë e vështirë e pret edhe Renovën, që do të jetë mysafir i Sileksit, Pobeda në Manastir do të luaj ndaj Rabotniçkit, ndërkohë Vardari në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari do të mirëpret Makedonija Gjorçe Petrovin.
Java e tretë mbyllet të hënën me ndeshjen ndërmjet Shkëndijës dhe Bellasicës në Tetovë.
| LPFM, Java III | ||
| A. Pandev | 26.08. 16:30 | Shkupi |
| Pobeda | 26.08. 16:30 | Rabotniçki |
| Sileksi | 26.08. 16:30 | Renova |
| Vardari | 26.08. 16:30 | Makedonija Gj.P |
| Shkëndija | 27.08. 16:30 | Bellasica |
