Ajaksi merr një lajm të mirë para ndeshjes sonte me Juventusin

Skuadra holandeze e Ajaksit ka marrë një lajm fantastik para ndeshjes kthyese ndaj Juventusit në kuadër të ndeshjeve çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë mes tyre e zhvilluar në Amsterdam ishte mbyllur me barazimin  1:1, ndërsa sonte do të mësojmë se cila prej këtyre dy skuadrave do të luaj në gjysmëfinale.

Në prag të sfidës së kthimit në Torino skuadra holandeze ka marrë një lajm fantastik, pasi Frenkie de Jong është stërvitur dje me pjesën tjetër të skuadrës. Mesfushori holandez kishte vuajtur nga një lëndim në gju, por ai duket se do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Juventusit.

De Jong me shumë gjasë do të startojë ndaj ‘Zonjës së Vjetër’, duke i dhënë një motiv shtesë skuadrës së tij, që synon të eliminojë edhe një gjigandë, pas Realit të Madridit që e eliminoi në 1/8 e finales.

Leave a Reply