Karriera e Fatit ka nisur më mirë se ajo e Messit te Barcelona

Ngritja e jashtëzakonshme e Ansu Fatit ka vazhduar edhe të shtunën mbrëma, pasi shënoi dhe asistoi në shtatë minutat e para të ndeshjes, në të cilën luajti për herë të parë si titullarë në një ndeshje në La Liga.

Talenti 16 vjeçar u bë golashënuesi më i ri i “katalunasve” kur u inkuadrua nga banka rezervë dhe shënoi në ndeshjen e xhiros së kaluar ndaj Osasunas.

Dhe duke qenë se mungonte Lionel Messi dhe Luis Suarez (nuk ishte i gatshëm për ndeshje të plotë), ai e nisi sfidën ndaj Valencias që nga fillimi.

Fati arriti të shënojë gol që në minutën e dytë, teksa në të shtatën asistoi për Frenkie de Jong.

Anësorit të ri i kanë mjaftuar tri ndeshje për të shënuar dy gola për “katalunasit”, gjë që nuk e kishte arritur as Lionel Messi deri në ndeshjen e tij të 13-të.

Leave a Reply