Cassio Albuquerque dos Anjos, i njohur thjesht si Cassio, ka jetuar shumë vite si futbollist profesionist në Portugali, për të provuar më pas eksperiencën në Emiratet Arabe, më saktësisht te skuadra e Al Taawon.
Portieri 40-vjeçar ka folur për “A Bola” në lidhje me kulturat e ndryshme mes Europës dhe Arabisë, duke zbuluar disa detaje të veçanta brenda dhomave të zhveshjes.
“Vija nga Portugalia dhe isha mësuar të ndërrohesha dhe të isha lakuriq para shokëve të skuadrës. Këtu është ndryshe, konsiderohet pothuajse e neveritshme për disa aspekte”, ka thënë Cassio.
“Duhet të ndërrohesh në një kabinë ose në banjë vetëm. Një herë ka ndodhur të ndërrohem para shokëve të skuadrës dhe ata ishin me të vërtetë në siklet dhe kanë mbyllur sytë. Sot, nëse e bëj, qeshin pak dhe e tolerojnë, por në fillim nuk mund ta bëja” – përfundon Cassio.
