İFFHS, renditja: Shkëndija lë pas vetes skuadra si Çelzi, İnter dhe Milan

Skuadra e Shkëndijës është skuadra më mirë e ranguar nga Maqedonia për vitin 2016. Ky është verdikti i İFFHS-së, İnstitutit Ndërkombëtar të Historisë dhe Statistikave në Futboll, sipas së cilës skuadra tetovare renditet në pozitën e 97-të në mesin e  400 klubeve më të mira në botë, për periudhën nga data 1 Janar deri më 31 Dhjetor 2016, njofton ”infOSport.mk”.

Kjo është hera e parë që një klub nga Maqedonia renditet në mesin e TOP-100 skuadrave më të mira në Botë sipas İFFHS-së, pasi një gjë e tillë nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë.

Përveç Shkëndijës në pozitën e 97-të renditen edhe tre skuadra tjera mjaft të njohura, si Hajduku i Splitit, Rosenborgu i Norvegjisë dhe skuadra e Al Ahlit nga Arabia Saudite.

Është interesant fakti se pas Shkëndijës ndodhen edhe skuadra mjaft të mëdha, si Çelzi që mban pozitën e 102-të, İnteri (106) dhe Milani (120).

Rivali më i madh i Shkëndijës në elitën e futbollit vendor, Vardari renditet në pozitën e 348-të me vetëm 64 pikë, apo 61 pikë më pak se skuadra tetovare.

Ndër skuadrat e ranguara në këtë listë nga Ballkani, Shkëndija zë vendin e 8-të, duke lënë pas vetes skuadra mjaft me renome si Beshiktash, Galatasaraj, Panathinaikos, Maribor, Crvena Zvezda, shkruan ”infOSport.mk”.

Sa u përket skuadrave nga Superliga shqiptare, është Kukësi skuadra më e mirë shqiptare për vitin 2016. Skuadra që kryeson renditjen e Kategorisë Superiore zë vëndin e 205-të, ndërkohë, një tjetër klub shqiptar në këtë renditje është edhe Partizani i Tiranës që renditet në vendin e 260-të, duke lënë pas argjentinasit e Banfield, belgët e Zultes, brazilianët e Santa Cruz apo francezët e Lorient, Nantes dhe  Renes.

Ndryshe skuadra e parë në këtë renditje është Atletiko Nacional nga Kolumbiaö duke marrë në këtë mënyrë primatin e skuadrave evropiane që sundonin për 5 vite me rradhë,  me Barcelonën së fundmi (2011, 2012 dhe 2015), Bajern Munih (2013) dhe Real Madridi (2014).

Leave a Reply