Zyrtare, Bajerni pa yllin kryesor ndaj Realit

Bajerni i Mynihut ka marrë një lajm shumë të hidhur para ndeshjes së parë çerekfinale kundër Realit të Madridit në Ligën e Kampionëve Evropian.

Trajneri Ançeloti nuk do të mund të llogarisë sonte te ylli kryesor i skuadrës, Robert Levandovski.

Lajmin e ka konfirmuar prestigjozja “BILD”, sipas së cilës sulmuesi polak nuk do të jetë i gatshëm për super duelin kundër Realit të Madridit.

Levandovski ka një problem në shpatull, që do e largojë atë ndoshta nga ndeshja më e rëndësishme e “bavarezëve” në Evropë. Ai ditën e djeshme u stërvit vetëm 15 minuta sa për të qenë i pranishëm para mediave, por me largimin e gazetarëve ai e braktisi menjëherë stërvitjen.

Tashmë mbetet të shihet se kush do të jetë alternativa e Ançelotit në sulm për ndeshjen e sontme që starton në ora 20:45.

Po në të njëjtën kohë do të zhvillohen edhe dy ndeshjet tjera të mbrëmjes, ajo midis Borusia Dortmundit dhe Monakos (e shtyrë prej mbrëmë) dhe Atletiko Madridit dhe Lester Sitit.

Leave a Reply