Selimi: Favoritë në letër, por finales nuk i dihet!

Trajneri i KF Shkëndijës, Erhan Selimi në konferencën e mbajtur para mediave në prag të takimit final të Kupës së Maqedonisë që “Kuqezinjët” do ta luajn nesër ndaj Pelisterit është shprehur shumë modest, duke ulur në tokë entuziazmin e rolit të favoritit që kanë dhe se të gjithë punën tjetër ia la fushës.

“Jemi duke u përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje. Do të luhet vetëm një ndeshje dhe jam i sigurt se do të ketë paqartësi. Ndoshta jemi favorit në letër, mirëpo ajo në terren nuk vlenë asgjë, pasi nëse dëshiron triumfi në një finale, duhet të jepet maksimumi.Në kësi llojë ndeshje secili mund të fitojë. Dua të apeloj deri te të gjithë, duke filluar nga trajnerët, futbollistët dhe tifozët për lojë fer plej”, është shprehur trajneri i KF Shkëndijës, Erhan Selimi.

Leave a Reply