Pelisteri pa Bazhe Ilijoskin në Evropë!

Futbollisti shkupjan, Bazhe Ilijoski, i cili me golin e tij i dha trofeun e Kupës së Maqedonisë Pelisterit mbrëmë në ndeshjen finale ndaj Shkëndijës, me shumë gjasa në fund të sezonit do të largohet nga rradhët e të “gjelbërve” nga Manastiri.

Siç mëson “infOSport.mk”, Bazhe Ilijoski në fund të sezonit do të largohet nga rradhët e Pelisterit, duke u transferuar sërish jashtë Maqedonisë. Në këtë mënyrë futbollisti i cili triumfoi edhe në finalen e tij të 5-të në kuadër të Kupës së Maqedonisë, duke se e përfundoi me sukses punën e tij te Pelisteri, skuadër kjo e cila nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e tij për ndeshjet kualifikuese të Liga Evropa.

Para se të arrinte te Pelisteri, Ilijoski ishte pjesë e skuadrës së Kelantan nga Superliga e Malajzisë, ndërsa gjithashtu gjatë karrierës së tij të bujshme ai ka luajtur edhe për shumë skuadra tjera jashtë Maqedonisë, përfshirë këtu skuadra nga Koreja e Jugut, Japonia, Tajlanda dhe Rumania.

Leave a Reply