Ringjallen “selltiksat”, mundin Klivlendin (VIDEO)

Është ringjallur Boston Selltiks. Basketbollistët e kësaj skuadre mëngjesin e sotëm mundën Klivlendin, duke ngushtuar epërsinë e “kavaliersave” në 2:1 epërsinë në serinë finale të Konferencës së Lindjes.

Selltiksat në “Quicken Loans Arena”, duke mposhtur kampionët e Klivlendit me rezultatin 111:108.

Një tre-pikësh i Avery Bradley në sekondën e fundit të ndeshjes, i dhuroi fitoren skuadrës nga Bostoni, që tani ngjall sado pak shpresat për një rikthim në këtë seri finale, pas atyre dy disfatave në teren vendas.

Klivlendi shihej si favorit edhe në përballjen e tretë, për më shumë nga fakti se Bostoni nuk mund të llogariste në shërbimet e të lënduarit Isaiah Thomas, megjithatë paraqitja e mirë ekipore e “selltiksave” mëngjesin e sotëm, ku pesë basketbollistë realizuan pikë dyshifrore ishte vendimtare në triumfin e tyre.

Marcus Smart me 27 pikë dhe Bradley me 20 pikë ishin më të spikaturrit në fitoren e Bostonit, ndërsa në anën tjetër te Klivlendi shkëlqeu Kyrie Irving me 29 pikë të realizuara.

Në këtë përballje zhgënjeu më i miri i “kavaliersave”, LeBron Xhejms, i cili u ndal në vetëm 11 pikë, ndonëse luajti për 45 minuta.

Leave a Reply