Pobeda avanson, Shkupi vetëm baraz ndaj Sileksit pas pjesës së parë (VIDEO)

Pobeda falë golit të shënuar nga ana e sulmuesit Bllagoja Geshoski në minutën e 15-të avanson në transfertën ndaj Rabotniçkit me rezultatin 1:0 pas 45 minutave të para, njofton “infOSport.mk”.

Për dallim nga Pobeda, Shkupi një skuadër tjetër që po lufton për ti ikur pozitës së balotazhit, pas 45 minutave të para po barazon pa gola në transfertën në Kratovë ndaj Sileksit.

Bazuar në këto rezultate të 45 minutave të para, Pobeda e ka veçmë të sigurtë pozitën e 7-të, ndërsa Shkupi do të duhet që mbijetesën ta kërkoj përmes ndeshjes së balotazhit.

Megjithatë ende asgjë nuk ka përfunduar, ashtu që duhet të presim deri në fund dhe të mësojmë rezultatet finale nga këto dy përballje, për të mësuar nëse kjo javë do të vendos se kush do të luaj në ndeshjen e balotazhit, apo ndoshta një gjë të tillë do të duhet të mësojmë vetëm në ndeshjet e javës së fundit, kur Shkupi në Çair do të mirërpret Makedonija Gjorçe Petrovin, derisa Pobeda në Prilep do të jetë nikoqir i Renovës.

Leave a Reply