Maloku është i Shqipërisë, e konfirmon edhe FIFA

FIFA ka dhënë dritë jeshile për futbollistin shqiptarë, Elvir Maloku, që ky i fundit të luaj për Shqipërinë. Pas kërkesës së bërë nga ana e vetë futbollistit dhe Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Shtëpia e Futbollit Botëror u përgjigj poztivisht, duke lajmëruar diçka të tillë përmes faqes së saj zyrtare: “Futbollisti Elvir Maloku, zyrtarisht është pjesë e skuadrës kombëtare U-21. Në bazë të kërkesës së Federatës së Futbollit dhe vetë futbollistit Maloku drejtuar Departamentit të Statusit të lojtarit në FIFA për aktivizim dhe federim me ekipet kombëtare të Shqipërisë, FIFA ka dhënë miratimin përfundimtar që futbollisti Maloku të mund të luajë për Shqipërinë. Ky lojtar është aktivizuar më parë me kombëtaret e moshave në Kroaci, prandaj ishte i domosdoshëm më parë konfirmimi i FIFA-s nëse mund të luante me Shqipërinë. Tashmë Elvir Maloku mund të vihet menjëherë në shërbim të ekipit kombëtar U-21”.

21-vjeçari Elvir Maloku është i lindur në Kroaci, aty ku edhe kishte filluar karrierën e tij si futbollist, duke qenë pjesë e skuadrave të Rijekës dhe Hajduk Split. Si një talent që shihej, Maloku kishte marrë ftesë të jetë pjesë e përfaqësueseve të moshave të Kroacisë, duke mbrojtur ngjyrat e U17, U18 dhe U19, që më pas ti bashkohet Kombëtares U21 të Shqipërisë.

Aktualisht ai është pjesë e skuadrës spanjolle të Gimnastik, drejtuesit e së cilës skuadër e kanë huazuar atë te skuadra qipriote e AEK Larnaka.

Leave a Reply