Turneu “Champions Trophy”, Fortuna 2009 në grup me Liverpullin

Skuadra e Fortuna 2009 nga Hasanbegu, nga 16 -18 qershor në Vjenë të Austrisë do të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar “Champions Trophy” në të cilin marrim pjesë 75 skuadra më të mira nga Kontinenti i Vjetër.

Shorti deshi që fëmijët (U11) të kësaj skuadre  të vogël nga një vendbanim i përmbytur një vit më parë  të përballen me skuadrën e njohur angleze të Liverpullit.

“Që para shortit kishim dëshirë që në grup të kemi një nga skuadrat e mëdha evropiane dhe kjo ëndër tani u bë realitet. Çfarë do rezultati që do të shënojmë do të jetë pozitiv për ne. Kemi vetëm një dëshirë të jemi në mesin e tri skuadrave më të mira në grup ashtu siç na ka renditur edhe organizatori.” – thonw nga KF Fortuna 2009.

Përveç Liverpullit skuadra shkupjane në kuadër të turneut “Champions Trophy” do të luaj në grupin “N” bashkë edhe me skuadrat si Ferencvarosch Budapest, Zheljezniçar, NK Sencur, Fusbalshule, Waldhofer dhe Oberpulendorf.

Leave a Reply