Benevento për herë të parë pjesë e Serisë A

Skuadra Benevento për herë të parë në histori të saj do të jetë pjesë e Seria A nga sezoni i ardhshëm, pasi fitoi finalen e dytë të “plej of”-it ndaj Karpit me rezultat 1:0. Skuadra e Beneventos falë golit të Xhorxh Puskas në minutën e 32-të, arriti të kompletojë misionin e saj, duke siguruar kështu kampionatin më të fortë të futbollit në Itali.

Beneventos në takimin e dytë i konvenonte edhe një barazim pë të siguruar Serinë A, për shkak të renditjes së mirë dhe të rezultatit pa gola të regjistruar në takimin e parë, mirëpo vendasit nuk lanë asgjë rastësisë, duke zhvilluar një lojë të mirë që nga fillimi dhe sulme të shumta në portën kundërshtare.

Benevento është duke ecur në hapa të mirë, pasi vetëm për 2 vite skuadra e trajnerit Maro Baroni shkruajtën historinë duke u ngjitur fillimisht në Serinë B, ndërsa 1 vit më vonë me plotë meritë siguruan edhe elitën e futbollit italian.

Leave a Reply