Mustafi shënon, Gjermania demolon San Marinon (VIDEO)

Shkodran Mustafi është shfaqur protagonist në fitoren 7:0 të Gjermanisë ndaj San Marinos, ndeshje kjo e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”.

Gjermanët ishin të pamëshirshëm ndaj modestëve të San Marinos, të cilët u dorëzuan vetëm pas 11 minutave lojë, kur Draksler kaloi në epërsi Gjermaninë. Ishte rradha e Sandro Vagner të Hofenhajmit që realizoi dy gola të njëpasnjëshëm (16’, 29’) për rezultat 3:0, derisa 23-vjeçari i Ajaksit Amin Junes 7 minuta para fundit të pjesës së parë të shënojë edhe golin e katërt për “pancirët”.

Shkodran Mustafi realizoi golin e 5-të për Gjermaninë dhe të parin në pjesën e dytë vetëm pas dy minutave lojë në këtë pjesë, për të shënuar një gol tjetër Brandt 72’, para se Vagner të rrumbullaksojë “tripletën” e parë me fanellën e Gjermanisë në minutën e 85-të.

Goli i tij doli të jetë edhe vendimtarë në këtë fitore të thellë të Gjermanisë që vazhdon sigurtë rrugëtimin drejt Botërorit në Rusi. 6 ndeshje, 6 fitore kanë të përzgjedhurit e trajnerit Joakim Lëv, me ç’rast bindshëm me 18 pikë udhëheqin grupin “C” para Irlandës së Veriut që ka 13 pikë dhe Çekisë në pozitën e tretë që ka tubuar vetëm 9 pikë. Këta të fundit të dielën barazuan 1:1 në transfertën ndaj Norvegjisë, derisa në ndeshjen e fundit të këtij grupi Irlanda e Veriut morri një fitore shumë të vlefshme në transfertën ndaj Azerbajxhanit.

Leave a Reply