Pelisteri nesër udhëton për në Bansko

Fituesi i Kupës së Maqedonisë, Pelisteri prej nesër do të vendoset në Bansko të Bullgarisë, ku do të zhvillojë fazën kryesore të përgatitjeve para ndeshjeve eliminatore në Liga Evropa. Të përzgjedhurit e trajnerit Naxhi Shensoi atje do të qëndrojnë deri më datë 23 qershor, ndërsa që tani kanë caktuar edhe një ndeshje kontrolluese ndaj fituesit të Kupës së Bullgarisë, Botev Plovdiv.

E njëjta do të zhvillohet me datë 22 qershor, ndërsa skuadra nga Manastiri është në kërkim edhe të një kundërshtari tjetër, me të cilin do të luante me 18 qershor.  Është ky viti i dytë me rradhë që skuadra nga Manastiri do të zhvillojë fazën përgatitore në Bansko, ku përveç Pelisterit do të përgatiten edhe Botev Plovdiv dhe Beroe.

Bashkë me ekspeditën e të “gjelbërve” për në Bansko do të udhëtojnë edhe 4 përforcimet e reja të kësaj skuadre, Marko Jovanovski, Bllagoja Ljamçevski, Matej Cvetanovski dhe Oliver Peev.

Leave a Reply