Andre Silva, transferimi i dytë më i shtrenjtë në historinë e Milanit (FOTO)

Milanit sot ka bërë një ndër goditjet më të mëdha gjatë kësaj merkatoje vere, duke transferuar në “San Siro”, yllin e ri portugez Andre Silva, njofton “infOSport.mk”.

21-vjeçari te skuadra italiane erdhi nga rradhët e Portos, ndërsa për shërbimet e tij Milani pagoi plotë 38 milion euro.

Një shumë kjo e konsiderueshme për një futbollist të ri në moshë, mirëpo e pamjaftueshme për të thyer rekordin e transferimeve te Milani.

Rekordin edhe më tej e mban Rui Kosta, një portugez tjetër, i cili gjatë vitit 2001 nga Fiorentina kishte arritur në “San Siro” për një shumë prej 42 milion euro.

Andre Silva bëhet blerja e dytë më e shtrenjtë e “milanezëve” me një shifër prej 38 milion euro, ndërsa pas tij renditet Filipo Inzagi, për shërbimet e të cilit Milani i kishte paguar Juventusit plotë 37 milion euro gjatë vitit 2001.

Ndër blerjet më të bujshme të Milanit, llogariten edhe ato të Alesandro Nestas në vitin 2002 kur për 30.5 milion euro arriti nga rradhët e Lacios, ndërsa për shumën prej 30 milion eurove në vitin 2016, Milani kishte transferuar sulmuesin Karlos Baka nga rradhët e Seviljës.

 

Leave a Reply