Alioski i bashkohet Berishës te Atalanta!?

Ezgjan Alioski mund të vazhdojë karrierën e tij në Itali, te skuadra e Atalantas. Super paraqitjet e tij sezonin e shkuar me petkun e Luganos, si dhe golat e shënuar në kampionatin elitarë zviceran, bënë që shumë skuadra të interesohen për shërbimet e futbollistit shqiptarë me origjinë nga Prilepi i Maqedonisë.

Pas interesimit të disa skuadrave nga Bundesliga, tashmë në pistë ka dalë edhe emri i skuadrës së Atalantas nga kampionati elitarë italian.

Skuadra nga Bergamo sezonin e ri do të luaj në Liga Europa, ashtu që dëshiron të përforcojë skuadrën dhe sa më e përgatitur të pret përballjet në këtë kompeticion. Një përforcim në skuadër si ai i Ezgjan Alioskit, që sezonin e fundit në Zvicër e mbylli me 16 gola dhe 14 asistime, do të ishte i mirëseardhur për skuadrën italiane, te e cila skuadër futbollisti shqiptarë do të rigjente gardianin e Kombëtares shqiptare, Etrit Berishën, të cilin e kishte mposhtur në përballjen eliminatore, Shqipëri-Maqedoni, kur Alioski shënonte golin e vetëm për përfaqësuesen maqedonase.

Leave a Reply