Bardhi: Treguam se mund të luajm kundër më të mëdhenjëve të Evropës

Enis Bardhi pas vetës la edhe një paraqitje të shkëlqyshme, atë në Evropianin e Polonisë për të rinjë. Bardhi definitivisht ishte më i mirë në radhët e përfaqësueses së Maqedonisë, ndërsa pas ndeshjes së fundit me Portugalinë, ai ngelet krenar me atë që me shokët e tij nuk dolën të turpëruar nga ky Evropian.

“Tashmë kur është fundi i ndeshjeve për ne në këtë turne, mundem të them se jemi të lumtur se si u përfaqësuam në Evropë edhe pse shumica mund të thonë se fituam vetëm një pikë dhe që pësuam dy disfata. Por, unë e di se bëmë gjithçka që mundëm. Të lumtur jemi për atë se kjo është hera e parë e jona që marrin pjesë në Kampionat Evropian, të lumtur jemi se treguam se mundemi të luajmë kundër më të mëdhenjëve të Evropës dhe yjeve të kësaj gjenerate, të lumtur jemi se treguam se të gjithë ne kemi të ardhme të mirë”, është shprehur Bardhi.

Leave a Reply