Menaxheri Ramadani ia ofron Juves, Ivan Perisiçin!

Çështja e Ivan Perisiçit si duket u zgjatë si shumë, ndërsa tratativat me shumë gjasa do të shkojnë edhe përtej rivalitetit. Perisiç nga radhët e Interit mund të kalojë te Juventusi.

Sipas mediave italiane, menaxheri Fali Ramadani, ia ka propozuar Juventusit futbollistin kroat. Ramadani ditëve të fundit ka qëndruar në Milano, duke ndjekur nga afër tratativat të cilat mund t’i interesojnë lojtarët të tij, me Perisiçin që është në dalje nga Interi, ndërsa këta të fundit dëshirojnë të përfitojnë shumë nga shitja e tij.

Drejtuesit e Interit deri më tani kanë refuzuar shumë oferta të bëra për Perisiçin, ndërsa në mesin e të interesuarve më serioz ishte edhe Mançester Junajtedi.

Leave a Reply