Formula 1, Valteri Botas e nis dhe e mbyll i pari garën në Austri

Valteri Botas është emri që dominoi në Çmimin e Madh të Austrisë në kampionatin e Formula 1. Botas e nisi i pari garën, duke mbajtur dominimin kështu deri në fund që përfundoi i pari me kohën 1 orë e 21 minuta e 48 sekonda.

Në vendin e dytë pas Botas u rendit Sebastian Feteli i skuderisë së Ferrarit, ndërsa në podium u ngjit edhe Daniel Rikiardo i Redbullit. Luis Hamiltoni garën e Austrisë e mbylli në vendin e katërt, ndërsa pas tij ishte Kimi Raikoneni i Ferrarit.

Gara e radhës në kampionatin e Formulës 1 në program është pas një jave në pistën e Silverstones.

Leave a Reply