Junajtedi harxhon 733 mln euro për 4 vite në merkato!

Mançester Junajtedi skuadër e madhe me shpenzime të mëdha edhe atë merr kryesimin si e para që ka shpenzuar më së shumti gjatë këtyre katër viteve të fundit në blerjen e futbollistëve.

“Djajtë e kuq” kanë harxhuar plotë 733 milionë euro për katër vite, duke afruar emra të mëdhenj në skuadër, shifër kjo që tejkalon çdo kufi, ndërsa afër Junajtedit, ndodhen rivalët e qytetit Mançester Sitit që kanë shpenzuar 721 milionë euro gjatë kësaj periudhe.

Në vendin e tretë pas dy skuadrave nga Mançesteri vjen Çelsi me 491 milionë euro, ndërsa pas bluve të Londrës qëndrojnë Juventusi dhe PSZH.

Leave a Reply