Skënderbeu nuk njeh milionat e Kairat Almaty (VIDEO)

Skënderbeu ja doli të kalojë në raundin e 3-të Liga Europa duke eliminuar Kairat Almatyn pas dy golave të jashtëzakonshëm të Sabien Lilajt dhe Sebino Plaku, që bënë të ndihet sërish “jehona” e ujqërve në Kontinentin e Vjetër.

Korçarët e nisin mirë takimin dhe bëjnë atë që është më e rëndësishme, nuk pësojnë gol. Në fundin e pjesës së parë miqtë e rritin presionin dhe janë më kërkues, por 45-minutëshi i parë u mbyll me rrjeta ta paprekura.

Në të dytën Xhejms i lë vendin Plakut, i cili ishte protagonist me topin e dhënë në golin e avantazhit. Sulmues kryeqytetas mbërriti një top në fundore dhe e mbajti në lojë, duke ia dhënë Lilajt. Ky i fundit lëvizi mirë brenda në zonë dhe nga një kënd i vështirë e dërgoi sferën poshtë këmbëve të portierit kundërshtar. Topi u ndal në rrjetë dhe në Korçë shpërtheu festa.

Lilaj në minutën e 75-të doli me karton të kuq dhe situata u duk se u vështirësua për Skënderbeun, por Plaku me golin e shënuar në minutën  e 85-të i vuri vulën kualifikimit të korçarëve.

Një Skënderbe madhështor që dhe pse luajti me 10 veta për disa minuta në fund nuk lejoi për plot 87 minuta kazakët të godisnin  asnjëherë në kuadratin e portës. Skuadra e Dajës kështu me plotë meritë u kualifikua për në raundin e tretë, ku e pret përballja me çekët e Mlada Boleslav, një kundërshtarë që Shkëndija e Tetovës e kishte eliminuar vitin e kaluar po në raundin e tretë të eliminatoreve në Liga Europa.

Leave a Reply