Kryeministri Rama bisedon me homolugun e tij kroat, për Ballist Morinën

Tifozi shqiptar, Ismail “Ballist” Morina, që ngirit droning me flamurin në stadiumin e Beogradit, ka qenë temë e diskutimit ndërmjet kryeministrit Edi Rama dhe homolugut të tij kroat në Mal të Zi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rama përmes një statusi në Facebook, pak ditë pasi gjykata e Kroacisë mori vendimin për ekstradimin e tij në Serbi.

“Në takimin me kryeministrin kroat, Plenkoviç u përcoll edhe ndjeshmëria e lartë e opinionit publik mbarëshqiptar për rastin e Ballist Morinës dhe u theksua nevoja për zgjidhjen më të arsyeshme të tij”, ka shkruar  Rama.

Leave a Reply