Fjalët e para të Latifit si futbollist i Pushkash Akademi

Liridon Latifi sot edhe zyrtarisht është prezantuar te skuadra hungareze e Pushkash Akademi. Futbollisti kosovar që dy vitet e fundit luante me Skënderbeun e Korçës, me skuadrën e re të inkuadruar në elitën e futbollit hungarez ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare. Ai pasi firmosi kontratën, foli para medieve hungareze, duke premtuar se te skuadra e tij e re do të jap më të mirën dhe se do të bëjë çmos për të ndihmuar ekipin e Pushkash Akademi për të arritur objektivat.

“Jam për herë të në një klub të huaj, përshtypje e para janë shumë të mira. Do të punoj në një ambient të shkëlqyer dhe dua ta indentifikoj veten me objektivat e klubit. Do të jap më të mirën që ekipi të arrij rezultate të mira dhe ta mbështes atë, por për mua gjëja më e rëndësishme është ta ndihmoj Pushkash Akademi për të arritur objektivat”– u shpreh futbollisti prishtinas para mediave hungareze.

Pas nënshkrimit të kontratës, Latifi do të rikthehet sërish në Shqipëri, kësaj rradhe për t’iu bashkuar Kombëtares shqiptare  për dy ndeshjet zyrtare për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”, ato kundër Lihteshtejnit (2 shtator, në “Elbasan Arena”) dhe Maqedonisë (5 shtator, në stadiumin “Mladost” të Strumicës).

Leave a Reply