Kalendari në Liga Evropa, Partizani-Skenderbeu me 2 nëntor në Beograd!

Tre vite nga skenat e tmerrshme që ndodhën në Beograd në ndeshjen kualifikuese për evropian ku Kombëtarja e Shqipërisë luajti ndaj Serbisë, sërish po në atë stadium do të ketë një përballje të nxehtë ndërmjet Partizanit dhe Skenderbeut në kuadër të grupit ‘B’ në Liga Evropa.

Shorti vendosi me një grup të dyja këto skuadra, ndërsa sipas kalendarit ndeshja e parë do të luhet me 19 tetor në “Elbasan Arena”, ku Skenderbeu do të pret serbet e Partizanit, ndërsa ndeshja e dytë do të luhet me 2 nëntor.

Sigurisht këto dy sfida do jenë më të nxehta për tifozeritë e të dyja klubeve. Kujtojmë që në grupin e njejtë me Skenderbeut ndodhen edhe Dinamo Kievi dhe Jong Bojs.

Leave a Reply