Barcelona bën të vetin Dembelen

Barcelona zyrtarisht e bën të vetin Ousmane Dembelen. Barcelona ka arritur akordin me Borusian e Dortmundit për kalimin e Dembeles në “Kamp Nou”, me transferimin që do të kushtojë 105 milionë euro, plus 42 tjera në formë të bonuseve.

Dembele me Barcelonën do të ketë kontratë 5 vjeçare, me vlerë 400 milionë euro. Francezi pritet t’i kryejë vizitat mjekësore ditën e hënë dhe pastaj të prezentohet në ambientet e “Kamp Nou”-ut.

Ky është transferimi i dytë i Barcelonës, pasi para disa ditëve zyrtarizuan transferimit të mesfushorit, Paulinjo.

Leave a Reply