Osmani zbulon formacionin anti Akademia Pandev (FOTO)

Qatip Osmani para pak minutash edhe zyrtarisht ka publikuar formacionin me të cilin do të luaj në ndeshjen e javës së tretë në elitën e futbollit vendor ndaj Akademia Pandev.

Strategu “kuq e zi” do të luaj me skemën 3-4-2-1, duke reshtuar si sulmues të vetëm Marjan Radeskin, i cili do të jetë i ndihmuar nga Besart Ibraimi dhe Shefit Shefiti.

Në qendër të mesfushës do të jenë Enur Totre dhe Armend Alimi, të ndihmuar në krahë nga Zhunior dhe Todorovski, teksa treshja në mbrojtje përbëhet nga Cuculi, Teqja dhe Bejtullai. Në portë edhe kësaj here do të jetë i pazëvendësueshmi, Kostadin Zahov.

Ndeshja Shkëndija – Akademia Pandev që do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Tetovë,  starton në ora 16:30.

Leave a Reply