Eurobasket 2017, mësohen çiftet gjysmëfinaliste

Janë mësuar çiftet gjysmëfinaliste në kuadër të Evropianit në basketboll. Serbia është udhëtuesja e fundit për në këtë fazë, pasi në çerekfinalen e fundit mundi Italinë me rezultatin 83:67, shkruan “infOSport.mk”. Skuadra ballkanase e kishin lojën në kontroll, ndërsa të kaltrit nuk mundën që të kapnin ritmin e zakonshëm dhe ishin të pasaktë para koshit.

Përfaqësuesja serbe në gjysmëfinale do të përballet me Rusinë, skuadër kjo e cila më herët kishte mundur Greqinë me rezultatin 74:69. Është kjo hera e parë pas 6 viteve që kombëtarja ruse kualifikohet për një gjysmëfinalet e një evropiani, ku një vend që një ditë më parë kishin siguruar edhe Spanja dhe Slovenia. Slovenët në çerekfinale kishin eliminuar Letoninë (103:97), teksa Spanja në këtë fazë kishte mundur  Gjermaninë me rezultatin 84:72.

Gjysmëfinalja e parë është ajo midis Spanjës dhe Slovenisë, ndeshje kjo që në program është sot me fillim në ora 20:30, teksa në të njëjtin termin një ditë më vonë (e premte) për një vend në finalen e madhe do të luftojnë Rusia dhe Serbia.

Leave a Reply