I dhurojnë fanellën e Interit për ditëlindje, shihni reagimin e tifozit të vogël të Juves (VIDEO)

Një video e postuar së fundmi në mediat italiane po bën xhiro nëpër rrjetet sociale. Një tifoz i vogël i Juventusit kishte ditëlindjen, ndërsa për ta ngacmuar atë pak, të afërmit e tij kishin vendosur për ta befasuar atë me një dhuratë, e cila në brendësi kishte fanellën e Interit. Po sa e hapi dhuratën dhe pa fanellën e Interit, ai e gjuajti atë, dhe u mërzit, mirëpo gjithsesi për të kishte dhe një dhuratë me fanellën e tij të preferuar, atë të Juventusit, fanellë kjo që i ktheu buzëqeshjen aij.

Pa dyshim një video shumë domethënëse se si futbolli, ndikon edhe tek fëmijët, të cilët me shumë pasion dhe zemër shikojnë ndeshjet e futbollit të skuadrave të tyre të preferuara.

Për të ndjekur video materialin, klikoni KËTU.

Leave a Reply