Zinedin Zidan vazhdon bashkëpunimin me Real Madridin

Tekniku francez Zinedin Zidan ka vazhduar bashkëpunimin me Real Madridin. Zidan ka rinovuar kontratën edhe për 3 sezone të tjera, nga e cila do të përfitojë 8 milionë euro në sezon. Lajmin e ka bërë të ditur vet Zidan në konferencën për shty përpara ndeshjes kundër Betisit në La Liga.

“Rinovimi është bërë, por kjo nuk do të thotë asgjë. Unë e shikoj punën time ditë pas dite”, ka thënë Zidan.

Reali do e zyrtarizojë rinovimin e kontratës së Zidane pas disa ditësh. Francezi, në një vit e gjysmë në krye të skuadrës madrilene, ka fituar 7 tituj, mes të cilave 2 Liga të Kampionëve radhazi.

Leave a Reply