Agron Memedi pjesë e formacionit të Renovës ndaj Shkëndijës!? (FOTO)

Pas pas në Tetovë do të startojë derbi shqiptarë midis Shkëndijës dhe Renovës. Ndërkohë ajo që vëren “infOSport.mk” në proçesverbalin e këtij takimi, është diçka mjaft interesante. Agron Memedi siç e dimë të gjithë braktisi futbollin gjatë sezonit të kaluar, mirëpo i njëjti figuron sot në mesin e futbollistëve rezervë te Renova.

Ish futbollisti i Shkëndijës që mbylli karrierën pikërisht te skuadra nga Xhepçishti, luan rolin e ndihmës trajnerit te Renova, ndërsa për arsye të panjohura ai është gjetur në mesin e futbollistëve rezervë.

Mbase i kufizuar në pozitën e mbrojtësit të majtë ku gjendet i riu Veliu, trajneri Vllatko Kostov ka planifikuar në rast nevoje të riaktivizojë Agron Memedin.

Por nëse realisht do të ndodh një gjë e tillë, kjo mbetet te shihet edhe nga gjendja e tij fizike.

Leave a Reply