Gostivari-Vëllazërimi, super derbi i javës së 6-të në LDFM

Gostivari – Vëllazërimi është super ndeshja e javës së 6-të në Ligën e Dytë Perëndim. Dy skuadrat e lartëpërmendura pas 5 javëve të para kanë treguar më shumë se çdo skuadër tjetër, duke tubuar më shumë pikë, me Gostivarin që sheh veten në pozitën e parë me 11 pikë dhe Vëllazërimin në pozitën e dytë që ka një pikë më pak, shkruan “infOSport.mk”.

Gostivari në 5 ndeshjet e para ka regjistruar 3 fitore dhe dy barazime, teksa Vëllazërimi ka 3 fitore, një barazim dhe një disfatë.

Struga Trim Lum që në ndeshjen e fundit humbi dy pikë të planifikuara në ndeshjen ndaj Lokomotivës, kur pranoi një gol nga pika e bardhë në minutat shtesë të takimit, kësaj rradhe do të mirëpret Teteksin, me shpresë se do të arrijë fitoren e rradhës në kampionat, Novaci do të përballet me Makedonija Gjorçe Petrovin, Lokomotiva e Nikola Karçev do të jetë nikoqir i Labunishtës, teksa EuroMilku i udhëhequr nga dyshja shqiptare, Aliji-Osmani do të mirëpret Zajazin. Të gjitha ndeshjet e javës së 6-të startojnë në ora 15:00.

LDFM – Perëndim, Java VI

Euromilku Zajazi
Gostivari Vëllazërimi
Lokomotiva Labunishta
Novaci Makedonija Gj.P
Struga Trim Lum Teteksi

Leave a Reply